Ndryshimi i fundit është bërë:
17 shtator 2019 në ora 13:22.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al

Më 9 prill, viti 2019, u mbajtë Forumi tradicional ndërkombëtar për sigurimet e pronës me pjesëmarrje të përfaqësuesve të Organeve europiane rregullative për sigurime, përfaqësuesë të industrisë së sigurimeve, firma konsulente dhe bartës të politikave për menaxhimin me humbjet financiare si pasojë e ngjarjeve katastrofë. Qëllimi i ngjarjes është që të shqyrtohet ndikimi dhe rrezistenca e shoqërisë ndaj rreziqeve klimatike dhe rreziqeve sajber.

Kryetari i Këshillit të ekspertëve, z. Klime Poposki, ishte pjesë e panelit ku u diskutua për përforcimin e rezistencës drejt rreziqeve klimatike përmes rritjes së përkrahjes së sigurimeve, edhe atë në shoqëri të Drejtorit ekzekutiv të Shtyllës së sigurimeve për sigurimin nga fatkeqësitë natyrore në Romani, z-nja Nicoleta Radu dhe Drejtori i Konsorciumit për përkrahjen e sigurimeve z. Alejandro Izuzquiza Ibáñez de Aldeco.

viena

Njëherit, Kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve z. Klime Poposki i theksoi rezultatet pozitive në zhvillimin e sigurimeve të pronës, që shënoi rritje prej 19,68% duke krahasuar me vitin 2017, veçanërisht duke theksuar rritjen e lartë të sigurimeve në bujqësi, si segment i posaçëm nga klasi i sigurimeve të pronës prej 65,98%.

Rreziqet klimatike gjithmonë kanë shkaktuar ngjarje me pasoja serioze, me humbje të mëdha materiale dhe njerëzore që shpesh kanë ngelur të regjistruar në memorie. Në dekadat e fundit natyra e tyre katastrofë u bë rrezik i madh për rrezistencën e shoqërive drejt llojit të këtillë të rreziqeve. "Falë përforcimit të vetëdijes te qytetarët dhe firmat për pjesëmarrjen e rreziqeve, masat aktive për subvencionim prej 60% të premisë për sigurimet në bujqësi, përmirësimin e shërbimeve të shoqërive të sigurimeve në dëmshpërblimin e dëmeve, si dhe rol rregullator dhe mbikëqyrës të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve dhe aktivitetet për edukimin financiar të popullsisë kanë kontribut për rritje të lartë në vendin tonë", theksoi Poposki në diskutimin në panel.

Konkludimet për zhvillim të suksesshëm të sigurimeve të pronës veçanërisht në segmentin e sigurimeve nga rreziqet katastrofë nga Forumi ndërkombëtar janë: Partneritet publiko - privat ndërmjet Qeverisë, industrisë së sigurimeve dhe shfrytëzuesit e shërbimeve të sigurimeve, futjen e formave të obligueshme të sigurimeve nga katastrofat, qasje rajonale në instalimin e shtyllave të sigurimeve.

 

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit