Ndryshimi i fundit është bërë:
19 korrik 2019 në ora 07:46.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al

Në periudhën 3-5 prill, viti 2019, u realizuar misioni i parë zyrtar, në kuadër të projektit për ndihmë teknike për edukimin financiar të Organizatës për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD) dhe Ministrisë së Financave të Holandës, që zhvillohet në shtatë vende nga konstituenca holandeze përgjatë FNM dhe Bankës botërore.

Përveç Agjencisë për mbikqyrje të sigurimeve, bartës të këtij projekti pesëvjeçar janë edhe Komisioni për letra me vlerë, Ministria e Financave, Banka popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe Agjencia për mbikqyrje të sigurimit pensional kapital financiar.

Qëllimi i projektit është ndërtimi i kapaciteteve për zhvillim të edukimit financiar, si dhe përpunimi I strategjisë nacionale për edukim financiar të popullsisë.

Në kuadër të vizitës, u realizuan dy takime të rrumbullakëta, ku morrën pjesë përfaqësuesë nga sektori privat dhe përfaqësues nga institucionet rregullative të tregut financiar, të cilat marrin pjesë në Trupin koordinues të institucioneve rregullative për edukim financiar dhe inkluzion financiar. Përfaqësuesit e OECD realizuan edhe takime pune me ekspertë nga Ministria e Financave dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe me disa organizata ndërkombëtare.

Në periudhën që pason, Agjencia për mbikqyrje të sigurimeve dhe institucionet tjera si bartëse të ndihmës teknike, do të vazhdojnë me aktivitete në vazhdimësi në kuadër të projektit dhe me përpjekje të përbashkëta do të kontribuojnë drejt ndërtimit të kapaciteteve për zhvillim të edukimit financiar, përgatitjen e strategjisë nacionale për edukim financiar dhe inkluzion më të madh.

 

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit