Ndryshimi i fundit është bërë:
23 gusht 2019 në ora 08:34.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al

Në sferën e edukimit financiar, shënimi i Javës globale të parasë është një ndër aktivitetet e shumta që Agjencia për mbikqyrje të sigurimeve i ndërmerr në kuadër të kompetencave të veta për zhvillimin e tregut të sigurimit dhe zhvillim të vetëdijes së publikut për sigurimin dhe mbikqyrjen e sigurimit. Falë shënimit shumëvjeçar të Javës globale të parasë në vendin tonë, e njëjta si manifestim u bë e mirënjohur në mesin e të rinjve.

Me rastin e Javës globale të parasë, Agjencia për mbikqyrje të sigurimeve filloi me realizimin e aktiviteteve të planifikuara për vitin 2019, në sferën e edukimit financiar dhe inkluzionit financiar. Gjatë ditëve të ardhshme do të vizitohen shkolla dhe univerzitete, do të organizohen trajnime dhe punëtori për rritjen e vetëdijes për rëndësinë e edukimit financiar në mesin e të rinjve dhe pjesëmarrësve të tjerë në manifestimin Java globale e parasë, do të barten leksione informative për atë se çka janë prodhimet dhe shërbimet e sigurimeve, menaxhimi me rreziqet dhe çka do të thotë ajo për të rinjtë.

Gjithashtu, Agjencinë do ta vizitojnë edhe nxënës nga qytetet tjera të vendit tonë dhe të njëjtit do të kenë mundësi të ndjekin prezantime edukative dhe të marrin materiale edukative.

 

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit