Ndryshimi i fundit është bërë:
21 tetor 2019 në ora 14:37.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al

aktuarska2

Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimit (AMS) në bashkëpunim me SC XPRIMM International SRL, nga Bukureshti, Rumani, bazuar në përvojën e vitit të kaluar vendosi që edhe këtë vit të organizojë konferencë rajonale aktuariale. Në këtë mënyrë në të njëjtën kohë punohet në realizimin e integrimit dhe ngritjes së kësaj konference në konferencë të rregullt vjetore.

Konferenca do të mbahet më 28 shkurt 2019, në hotel Meriot, Shkup me fillim në ora 9:30 dhe do ti kushtohet konceptit të sigurimit gjishpërfshirës (engl: Inclusive insurance), i cili nënkupton qasje dhe shfrytëzim të produkteve përkatëse të pranueshme për klientët që nuk janë mjaftueshëm të disponueshëm, me një theks të veçantë të kategorive të ndijshme të qytetarëve, para së gjithash njerëzit me të ardhura të ulta. Sigurimi gjithpërfshirës nënkupton shfrytëzimin e produkteve të thjeshta të sigurimit të cilët nxisin mirëbesimin dhe transparencën e sigurimit, shumë shpesh me shuma më të ulta të sigurimit dhe metoda inovative të distribuimit.

Target grupi i vizitorëve të konferencës nuk janë vetëm aktuarët, por edhe një spektër më i gjërë i pjesëmarrësve nga bashkësia e sigurimit, përfaqësues të shoqërive të pensionistëve dhe kreatorëve të politikave ekonomike në vend dhe jashtë vendit nga shkaku se puna e aktuarëve bëhet më komplekse dhe duhet të ketë një vend qëndror në sistemin organizativ të shoqërisë së sigurimit.

SC XPRIMM International SRL në periudhën e kaluar promovoheshte si institucion kualitativ i cila ndjek zhvillimet dhe trendet e sigurimit, me theks të veçantë në vendet e Europës qendrore, lindore dhe juglindore, dhe vendeve të Bashkësisë së shteteve të pavarura (BShP) me çrast për të gjitha shtetet  publikon raportime të rregullta për ngjarjet e sektorit të sigurimit, të përcjellura me profile të rregullta tremujore dhe vjetore statistikore të vendeve.

Detaje të tjera reth konferencës mund të gjeni në linkun në vijim

http://www.internationalinsuranceforum.com/actuarial/

 

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit