Ndryshimi i fundit është bërë:
25 korrik 2019 në ora 10:19.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al
IMG_4747

Në ceremoninë zyrtare në selinë e Agjensionit të Mbikëqyrjes së Sigurimit, më 2 korrik, Kryetari i Këshillit të ekspertëve z. Klime Poposki dhe nënkryetari i Organit rregullator për Mbikëqyrjen e Sigurimit të Turqisë (Undersecretariat of treasury), Ahmet Genk, nënshkruan një Memorandum bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.

Me këtë Memorandum rregullohet bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit dhe të dhënave në fushën e mbikëqyrjes së sigurimit. Me nënshkrimin e këtij Memorandumi, të dy palët shprehën interes dhe vullnet për bashkëpunim më të ngushtë në të ardhmen dhe shkëmbim të përvojave në këtë fushë.

IMG_4759

Duke pasur parasysh se tregjet e sigurimit në vendet tona përballen me sfida të ngjajshme, përmes këmbimit të përvojave, praktikave dhe njohurive, bashkëpunimi do të kontribuojë të avancohet ndjeshëm funksionimi i institucioneve tona dhe të mundësohet mbrojtje gjithpërfshirëse e personave të siguruar dhe shfrytëzuesve të produkteve dhe shërbimeve të sigurimit.

Gjithashtu, bashkëpunimi me Rregullatorin turk do të mundësojë bartje të njohurive për vendosje dhe mbikëqyrje të zgjidhjeve lokale në menaxhimin e pasojave të fatkeqësive natyrore që janë të bazuara në parimet e partneritetit publik-privat nëpërmjet pullave të sigurimit për sigurim bujqësorë (TARSIM) dhe sigurim ndaj tërmeteve (TCIP).

 

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit