Ndryshimi i fundit është bërë:
10 korrik 2018 në ora 11:41.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al

finansiska edukacija

Slika_1

Këshilli i ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrje të Sigurimeve, në mbledhjen e mbajtur më 27.10.2017, miratoi raportin e Komisionit për përzgjedhjen e punimit më të mirë kërkimor në fushën e menaxhimit të rreziqeve dhe sigurimit në Republikën e Maqedonisë për vitin 2017, me çrast punimin e Angella Blazheska - "Analiza e ndikimit të rrezikut operacional në suksesin e biznesit të kompanive për sigurimin e jo-jetës në Republikën e Maqedonisë," e shpalli fitues të Konkursit për përzgjedhjen më të mirë të punimit kërkimor në fushën e menaxhimit të rreziqeve dhe sigurimit në Republikën e Maqedonisë për vitin 2017. Fituesi Angella Blazheska, punimin e saj e prezantoi më 7 nëntor 2017 para përfaqësuesve të kompanive të sigurimeve në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve.

Ky punim paraqet një hulumtim empirik të efikasitetit të kompanive të sigurimit në Republikën e Maqedonisë në fushën e sigurimit të jo-jetës, duke e shqyrtuar pesë kompani të cilat mbulojnë pjesën më të madhe të tregut të sigurimeve në Republikën e Maqedonisë. Duke shfrytëzuar analizën komplekse sasiore, kemi për qëllim të shqyrtojmë gjendjen e treguesve të suksesit në vijim: premitë e polisuara bruto si burim dominant i të ardhurave, ndikimin që e ka mbi të, numri i polisave të sigurimit, mbi dëmet e likuiduara dhe shpenzimet operative.

Ky punim, metodologjikisht është konzistent dhe përmban një analizë sasiore, sidomos në modelet VAR si modele inovative në kontrollimin e bashkintegrimit të variablave, të krahasuar me hulumtime të huaja bashkëkohore përkatëse empirike, dhe i njëjti paraqet një bazë të gjenerimit të gjetjeve individuale për kompanitë e përzgjedhura dhe konkluzione të përgjithshme për të njëjtat. Rreziku operacional për kompanitë është një nga faktorët kyç që ndikojnë në suksesin e biznesit të kompanive të Maqedonisë, dhe të cilave, veçanërisht në aspektin e shpenzimeve operative, kompanitë nuk i kushtojnë vëmendjen e duhur dhe përmirësimin e proceseve të brendshme.

Slika_2

Ky punim, në këtë kontekst, ka vlerë të shtuar për tregun e sigurimeve dhe i njëjti është i dobishëm duke pasur parasysh gjetjet sasiore, që duhet të përdoren në punën e kompanive, por me një ndikim të kufizuar. Punimi është i orientuar kryesisht drejt analizës sasiore të rrezikut operacional dhe në të ka hapësirë shtesë për analizë të thellë të performancës së përgjithshme të kompanive dhe nevojës për një analizë më të hollësishme cilësore të rrezikut operacional dhe faktorëve të tij.

 

Punimi i autorit

Prezantimi

 

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit