Ndryshimi i fundit është bërë:
23 gusht 2019 në ora 08:34.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve publikoi Broshurë për sigurimet në bujqësi, e cila ka për qëllim ta promovojë blerjen e policave për sigurim bujqësor, si një mënyrë efikase për mbrojtjen e produkteve bujqësore nga rreziqet që kanë të bëjnë me kushtet klimatike, fatkeqësitë natyrore, dëmtuesit dhe sëmundjet.

Në Broshurë shpjegohen nocionet kryesore dhe parimet e sigurimeve në bujqësi, përmes trajtimit të veçantë të sigurimit të të mbjellave dhe frutave dhe sigurimit të indeksit të rendimentit të pritshëm nga të mbjellat dhe frutat dhe sigurimit të bagëtisë, bashkë me shembujt e përfshirjes së rreziqeve dhe premisë së sigurimit.

Veç tjerash, në Broshurë shpjegohen edhe masat e parashikuara për mbështetjen e sigurimit nga Programi për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2016, në të cilin parashikohet masa për subvencionimin e një pjese të premisë së sigurimit, si mbështetje plotësuese për zhvillimin e bujqësisë nga ana e shtetit dhe Programi për Mbështetje Financiare të Zhvillimit Rural për vitin 2016, i miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në të cilin është parashikuar masa për subvencionimin e premive të sigurimit me qëllim të zhvillimit të kooperativave bujqësore.

 

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit