Ndryshimi i fundit është bërë:
23 gusht 2019 në ora 08:34.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al

Më 20 janar 2015, Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve dha Vendim për të lëshuar një leje për transferimin e portofolit të sigurimit në kuadër të grupit për sigurim të jetës,  nga Shoqëria aksionare për sigurim dhe risigurim Makedonija Skopje-Vienna Insurance Group si një kompani sigurimi e cila e transferon portofolin e sigurimit, në Shoqërinë aksionare për sigurime Viner Lajf - Vienna Insurance Group Skopje si kompani sigurimi që do të merr  portofolin e sigurimit.

 

Portofoli i sigurimit në kuadër të grupit për sigurim të jetës nga ky Vendim, përfshin të gjitha të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga kontratat e nënshkruara më parë për sigurim në kuadër të grupit për sigurimin e jetës  nga ana e Shoqërisë aksionare për sigurim dhe risigurim Makedonija Skopje-Vienna Insurance Group si një kompani sigurimi, e cila mbart portofolin e sigurimit dhe mjetet që mbulojnë rezervat teknike dhe rezervat matematike në drejtim të këtyre marrëveshjeve.

 

Me këtë Vendim, Agjencia e detyron Shoqërinë aksionare për sigurim Viner Lajf - Vienna Insurance Group Skopje, e cila merr portofolin e sigurimit, për pesë ditë rresht, në të paktën dy gazeta të përditshme në Republikën e Maqedonisë, për të informuar të siguruarit për transferimin e portofolit të sigurimit dhe për të gjitha faktet relevante dhe rrethanat që lidhen me ushtrimin e të drejtave dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga kontratat e sigurimit.

 

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit