Ndryshimi i fundit është bërë:
23 gusht 2019 në ora 08:34.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al

Më 19 dhjetor, të vitit 2013, në selinë e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë , u nënshkrua një Memorandum bashkëpunimi midis Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Ministrisë të Financave , Agjencisë për mbikëqyrjen e  sigurimeve, Agjencisë për mbikëqyrjen e financimit kapital të sigurimit pensional dhe Komisionit të letrave me vlerë të Republikës së Maqedonisë.

Qëllimi i nënshkrimit të këtij Memorandumi janë institucionet përgjegjëse për rregullimin e shërbimeve financiare në Maqedoni, me një angazhim të përbashkët dhe aktivitete projektesh, për të rritur nivelin e njohurive financiare të popullsisë.

Nënshkruesit e Memorandumit ranë dakord të formojnë një trup koordinues me përfaqësues të institucioneve , misioni i të cilit do të jetë:

  • inicimi i institucioneve kompetente për të miratuar legjislacionin që do të promovojë dhe zhvillojë idenë e edukimit financiar të popullsisë në Maqedoni;
  • definimi dhe të propozojë aktivitete të përbashkëta të projekteve për edukimin financiar;
  • të përgatisë dokumentet strategjike;
  • organizimi, zbatimi dhe vlerësimi i sondazheve për nivelin e njohurive financiare dhe nivelin e përfshirjes financiare të popullatës në sistemin financiar në Maqedoni;
  • organizimi i sesioneve punuese , seminare dhe lloje të tjera të trajnimit dhe ngjarjeve;nxitje e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.

Përpilimi i dokumenteve strategjike do të bazohet në parimet dhe standardet ndërkombëtare dhe në standardet për edukimin financiar të Grupit të 20 vendeve më të zhvilluara dhe institucioneve dhe organizatave të tjera shumëpalëshe.

Me realizimin e këtyre aktiviteteve do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në njohuritë financiare të popullsisë që do të ndihmojë konsumatorët që të jenë në gjendje për të bërë zgjedhjen e duhur të produkteve financiare, dhe do të kontribuojë gjithashtu në një sistem financiar më të qëndrueshëm dhe të besueshëm në vend.

 

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit