Ndryshimi i fundit është bërë:
29 nëntor 2019 në ora 15:33.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al

Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve, më 1 nëntor, të vitit 2013, në ora 10, në hotelin “Aleksandar Palace”, mbajti manifestim solemn  të Ditës së sigurimit. Në këtë manifestim mbajtën fjalime z. Zoran Stavreski, zëvendës kryetar i qeverisë dhe Ministër i financave, z. Klime Poposki, kryetar i këshillit të ekspertëve në Agjencinë për mbikëqyrjen e sigurimeve si dhe z. Zoran Narashanov, kryetar i bordit në Byronë kombëtare të sigurimeve.

N1 N4

Në kuadër të pjesës solemne nga ana e kryetarit të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve, z. Klime Poposki u dha Pllakatë për punë më të mirë kërkimore në fushën e sigurimit dhe menaxhimit të riskut, në Republikën e Maqedonisë, për vitin 2013 dhe njëmbëdhjetë (11) Certifikata për provimin profesional të dhënë për marrjen e lejes për punë si aktuar i certifikuar (gjenerata e tretë e aktuarëve).

 N2 N3

Menjëherë pas pjesës solemne, u shpall e hapur edhe Konferenca e Pestë Ndërkombëtare e Sigurimeve, me titull "Sfidat e industrisë së sigurimeve në vend", e organizuar nga Byroja Kombëtare e Sigurimeve. Në konferencë të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve të cilët morën pjesë në panel diskutimin si dhe në një prezantim mbi gjendjen e tregut të sigurimeve në Republikën e Maqedonisë.

 

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit