Ndryshimi i fundit është bërë:
05 dhjetor 2018 në ora 15:45.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është themeluar në vitin 2009-të. Korniza ligjore për themelimin dhe funksionimin e Agjencisë është përshkruar në Ligjin e supervizionit të sigurimit. Agjencia është një institucion publik, përgjegjës për rregullimin dhe mbikëqyrjen e tregut të sigurimit dhe operatorëve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë sektor. AMS raporton në  Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për aktivitetin e saj.

Organi drejtues në Agjencisë është Këshilli i ekspertëve i përbërë nga presidenti dhe 4(katër) anëtarëve.

Përgjegjësitë ligjore të Agjencisë janë:  mbikëqyrja e shoqërive të sigurimeve, mbikëqyrja e shoqërive ndërmjetësuese në sigurim, mbikëqyrja e shoqërvie përfaqësuese në sigurim, ndërmjetësusesit në sigurim, përfaqësuesit në sigurim, personat juridik që janë të lidhur me shoqëritë e sigurimit, Byro-në nacionale të sigurimit, dhënien dhe tërheqjen e lejeve për veprimtari sigurimi, miratimeve dhe licencave, masa ndëshkuese mbikëqyrëse, miratimin e akteve nën ligjore dhe propozim për sjellje të ligjeve, anëtarsim në shoqatat ndërkombëtare në fushën e sigurimeve, bashkëpunim me autoritet tjera mbikëqyrëse si dhe të nxisë zhvillimin e tregut të sigurimit.

 

Misioni i Agjencisë

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve është institucion i pavarur rregullator me kompetenca dhe përgjegjësi për të rregulluar funksionimin ligjor dhe efikas të tregut të sigurimit, për të mbrojtur konsumatorët dhe të ruajë stabilitetin dhe transparencën në fushën e sigurimeve.

Këtë synim Agjencia do të arrijë duke krijuar një sektorë modern dhe efikas të sigurimeve, e cila do të afrojë shërbime të cilësisë së lartë të sigurimeve dhe do të jep një kontibutë të rëndësishëm në zhvillimn e mëtejshëm të sektorit financiar në vend.

Parimet themelore
Përgjegjësi- Agjencia do të përgjigjet në mënyrë të shpejtë dhe të plotë, konsekuent në realizimin e  misionit dhe objektivave strategjike në fushën e mbikqyrjes;

Profesionalitet- Të gjithë aktivitet që kanë të bëjnë me kompetencat e Agjencisë do të shtjellohen në atë mënyrë që do të sigurojë realizimin e qëllimeve strategjike në pajtim me standartet më të larta bazuar në koston më të ulët të arsyeshme;

Ndërgjegjshmëri-     Në zbatimin e aktiviteteve, Agjencia do të udhëhiqet nga standartet më të larta etike në komunikim dhe bashkëpunim me të gjitha palët e interesuara në procesin e mbikëqyrjes;

Transparencë- Prezentimi i informacioneve cilësore mbi tregun e sigurimeve dhe sigurimin e informacionit në kohë për pjesëmarësit dhe konsumatorët në tregun e sigurimeve.

 

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit