Ndryshimi i fundit është bërë:
23 gusht 2019 në ora 08:34.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al

Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve i informon të gjithë personat e interesuar  se duke filluar nga data 1 nëntor, të vitit 2013, do të organizojë trajnim për aktuar, në kohëzgjatje prej 2  (dy) viteve. Kandidatët të cilët pas ndjekjes së trajnimit dhe dhënies me sukses të provimeve do të pajisen me Certifikatë për provimin profesional të dhënë, Certifikatë e nevojshme për marrjen e lejes për punë për aktuar të certifikuar.

Trajnimi i aktuarëve përbëhet nga lëndët e mëposhtme:

 

  1. Propabiliteti dhe statistika
  2. Matematika financiare
  3. Modelimet stohastike
  4. Ekonomi
  5. Modelet e përjetimeve
  6. Matematika I e aktuarëve
  7. Matematika II e aktuarëve
  8. Menaxhimi i fondeve investive
  9. Sigurimi i jetës
  10. Sigurimi  jo jetë
  11. Sigurimet shoqërore dhe pensionale
  12. Sigurimi shëndetësor
  13. Kontabiliteti në sigurime
  14. Kuadri ligjor që ka të bëj me sigurimet
  15. Etika dhe profesionalizmi

 

Çdo pjesëmarrës  ka të drejtë të hyj në  provim më së shumti dy herë dhe në qoftë se dy herë nuk e kalon provimin i humbet e drejta të vazhdojë trajnimin. Ligjëratat do të mbahen  gjatë javës, e pastaj vijon provimi, më së voni  një muaj nga dita e mbarimit të ligjëratave për lëndën e caktuar.

Kompensimi për ndjekjen e trajnimit (detyrimisht për të gjithë 15 provimet) është në shumë prej 120.000,oo (njëqind e njëzet mijë) denarë.

Fletëpagesa për kompensimin e paguar duhet të përmbajë të dhënat në vijim:

QËLLIMI I PAGESËS: Trajnimi dhe provimi  profesional për aktuar të certifikuar

EMRI I PRANUESIT: Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve - Shkup
BANKA E PRANUESIT: Stopanska Banka SH.A.- Shkup
LLOGARIA BANKARE: 200002007041251

 

 

më tepër..

 

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit