Ndryshimi i fundit është bërë:
23 gusht 2019 në ora 08:34.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al
Konferenca e Evropa RE , “Zhvillimi i tregjeve për sigurim nga stuhitë dhe rreziqet nga fatkeqësitë në Evropën Juglindore: Nga koncepti deri në realitet”

europareKonferenca e parë rajonale е Evropa RE, “Zhvillimi i tregjeve për sigurim nga stuhitë dhe rreziqet nga fatkeqësitë në Evropën Juglindore: Nga koncepti deri në realitet” , u mbajt në hotel Granit, Ohër, nga 12 deri 15 tetor 2011.

Konferenca u organizua bashkërisht nga Banka Botërore, UNISDR (Sekretatijat në kuadër të OKB-së  për strategji ndërkombëtare për zvogëlimin e fatkeqësive), Sekretarijati shtetëror për çështje ekonomike i Zvicrës dhe Agjencioni për mbikqyrje të sigurimeve në R. e Maqedonisë.

Në konferencë morrën pjesë mbi njëqind përfaqësues nga institucione të ndryshme të cilat janë të rëndësishme për industrinë e sigurimeve. Në mes të pranishmëve kishte përfaqësues të lartë shtetëror dhe rregullator të tregut të sigurimeve nga Maqedonia, Serbia, dhe Shqipëria, përfaqësues të shoqërive për sigurim, si dhe kompani teknologjike për planifikim të rreziqeve. Gjithashtu, në konferencë morrën pjesë edhe përfaqësues nga Bosna e Hercegovina, Mali i Zi dhe Moldavia.

Gjatë tre ditëve sa zgjati konferenca, pjesëmarrësit në konferencë sqaruan hap pas hapi procesin e ndërtimit të tregjeve për sigurim nga stuhi dhe  nga rreziqet nga fatkeqësitë në Evropën Juglindore. Së pari, prodhimet duhet të jenë të disponueshme edhe nga çmimi edhe nga lloji i duhur i rreziqeve. Së dyti, prodhimet duhet të jenë standarde tek të gjitha vendet-anëtare dhe me të njëjtën cilësi. Së treti, blerja dhe shitja e prodhimeve për sigurimim, si dhe kërkesa për pagesën e dëmeve, duhet patjetër të jenë të thjeshta, si për shoqëritë për sigurim, ashtu edhe për klientët.

Për informata tjera dhe për prezantimet nga konferenca shtypni këtu:

http://www.europa-re.eberlesystems.ch/index.php?page=Full_Description_of_October_2011_Europa_RE_Conference_
 

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit