Ndryshimi i fundit është bërë:
10 korrik 2018 në ora 11:41.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al

finansiska edukacija

Shënimi i ditës së sigurimit
E hënë, 18 Nëntor 2013 09:51

Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve, më 1 nëntor, të vitit 2013, në ora 10, në hotelin “Aleksandar Palace”, mbajti manifestim solemn  të Ditës së sigurimit. Në këtë manifestim mbajtën fjalime z. Zoran Stavreski, zëvendës kryetar i qeverisë dhe Ministër i financave, z. Klime Poposki, kryetar i këshillit të ekspertëve në Agjencinë për mbikëqyrjen e sigurimeve si dhe z. Zoran Narashanov, kryetar i bordit në Byronë kombëtare të sigurimeve.

N1 N4

Në kuadër të pjesës solemne nga ana e kryetarit të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve, z. Klime Poposki u dha Pllakatë për punë më të mirë kërkimore në fushën e sigurimit dhe menaxhimit të riskut, në Republikën e Maqedonisë, për vitin 2013 dhe njëmbëdhjetë (11) Certifikata për provimin profesional të dhënë për marrjen e lejes për punë si aktuar i certifikuar (gjenerata e tretë e aktuarëve).

 N2 N3

Menjëherë pas pjesës solemne, u shpall e hapur edhe Konferenca e Pestë Ndërkombëtare e Sigurimeve, me titull "Sfidat e industrisë së sigurimeve në vend", e organizuar nga Byroja Kombëtare e Sigurimeve. Në konferencë të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve të cilët morën pjesë në panel diskutimin si dhe në një prezantim mbi gjendjen e tregut të sigurimeve në Republikën e Maqedonisë.

 
Informim për organizimin e provimit profesional të nevojshëm për marrjen e lejes për punë për aktuar të certifikuar
E mërkurë, 18 Shtator 2013 11:03
Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve i informon të gjithë personat e interesuar  se duke filluar nga data 1 nëntor, të vitit 2013, do të organizojë trajnim për aktuar, në kohëzgjatje prej 2  (dy) viteve. Kandidatët të cilët pas ndjekjes së trajnimit dhe dhënies me sukses të provimeve do të pajisen me Certifikatë për provimin profesional të dhënë, Certifikatë e nevojshme për marrjen e lejes për punë për aktuar të certifikuar.

Trajnimi i aktuarëve...
Lexo ma...
 
Konkurs për çmim vjetor për studiuesit e rinj për punë më të mire kerkimore
E enjte, 11 Prill 2013 00:00
Konkurs

për çmim vjetor për studiuesit e rinj për punë më të mire kerkimore në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë për vitin 2013

 

Konform nenit 158-b pika 8 nga Ligji për mbikëqyrjen e sigurimeve-tekst i pastruar ( “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 30/2012), Vendimi i Gjykatës kushtetuese nr. 202/2011 ( “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë”  nr. 45/2012), Vendimi i Gjykatës kushtetuese nr...
Lexo ma...
 
Shënimi i ditës së sigurimit
E hënë, 05 Nëntor 2012 00:00
    Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve e festoi Ditën e sigurimit me manifestim solemne, i cili u mbajt në Muzeun e luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi, në Shkup. Në këtë manifestim ishin të ftuar zyrtarë të lartë qeveritarë, përfaqësues të industrisë së sigurimeve si dhe përfaqësues nga institucione dhe organe të ndryshme, me të cilën Agjencia ka bashkëpunim profesional.

   Në fjalimin e tij, kryetari i Këshillit të...
Lexo ma...
 
Trajnim për Përfaqësues në sigurim
E premte, 06 Shtator 2013 14:46
Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve ju informon të gjithë të interesuarve se gjatë periudhës 19–21.09.2013 dhe gjatë periudhës 26–28.09.2013, do të organizojë trajnim për Përfaqësues në sigurim, të cilët pas pjesëmarrjes dhe kalimit me sukses të provimeve, kandidatët do të mundet të pajisen me Çertifikatë për kalim të suksesshëm në provimin profesional që kërkohet për të marrë licencë për Përfaqësues në sigurim.

Të gjithë kandidatët e interesuar...
Lexo ma...
 
U nënshkrua memorandum bashkëpunimi në mes AMS-ësë dhe FSSHM-ësë
E mërkurë, 19 Dhjetor 2012 08:36

Më 13 dhjetor, të vitit 2012, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) dhe Fondi për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë (FSSHM) nënshkruan memorandum për bashkëpunim.

Memorandumi rregullon bashkëpunimin midis AMS-ësë dhe FSSHM-ësë lidhur me shkëmbimin dhe përdorimin e informatave në mes të dy institucioneve.

 
Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve lëshoi Broshurë për sigurim në bujqësi
E mërkurë, 11 Korrik 2012 00:00
 

Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve lëshoi Broshurë për sigurim në bujqësi, e cila ka për qëllim që të promovojë blerjen e policave për sigurim në bujqësi si mënyrë efikase për mbrojtjen e prodhimeve bujqësore nga rreziqet që janë të lidhura me kushtet e motit, fatkeqësive natyrore, dëmtuesve dhe sëmundjeve.

 

Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve (AMS) në bashkëpunim me Agjencinë për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural (APFBZHR) do...
Lexo ma...
 
« FilloPara12345678910TjetriFund »

Faqe 8 nga 12

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit