Ndryshimi i fundit është bërë:
10 korrik 2018 në ora 11:41.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al

finansiska edukacija

Mbahet takim pune mes BPRM dhe AMS me temë: Përforcimi i ndikimeve potenciale të fatkeqësive natyrore në funksionimin e bankave komerciale
E enjte, 05 Mars 2015 14:19

20150227_103214Më datë 02.03.2015, në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë u mbajt një takim pune me temë: Përforcimi i ndikimeve potenciale të fatkeqësive natyrore në funksionimin e bankave komerciale. Takimi i punës u ndoq nga anëtarët e bordeve të bankave dhe personave përgjegjës për menaxhimin e rrezikut në banka.

Takimi i punës u organizua si një projekt i përbashkët i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM) dhe Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve (AMS), në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin e rreziqeve për bankat, si edhe për të gjithë sistemin financiar të vendit, që rrjedhin nga rreziqet katastrofale dhe moti i keq, në kushte të mungesës së mekanizmave të mjaftueshme për zbutjen e tyre.

Fjalim hyrës në takimin e punës kishin znj. Milica Arnaudova Stojanovska, drejtor i Sektorit të mbikëqyrjes, rregullores bankare dhe stabilitetit financiar pranë BPRM dhe z. Klime Poposki, kryetar i Këshillit të ekspertëve në ASO.

20150227_112909

Prezantuesit në takimin e punës ishin përfaqësues nga Evropa Re, znj. Marijana Lemiq Saramandiq - drejtor për Maqedoninë dhe Serbinë, znj. Alma Qamo - drejtor për Shqipërinë dhe z. Andrej Gjokiq- përgjegjës për marrëdhëniet me publikun.

Në takimin e punës  iu kushtua vëmendje nivelit të ulët të penetrimit për sigurimin e pronës dhe të fatkeqësive natyrore në vend, si dhe ndikimi i mundshëm i fatkeqësive natyrore në funksionimin e bankave komerciale dhe sistemit financiar të vendit. Gjithashtu është shikuar roli i sigurimit ndaj fatkeqësive  të rrezikut, si një mekanizëm për të zbutur efektet e rreziqeve nga fatkeqësitë që mund të kenë bankat komerciale dhe konsumatorët e tyre, përmes shembujve nga vendet evropiane.

Në fund u theksua roli i Evropa Re në ngritjen e ndërgjegjes së konsumatorëve dhe bizneseve në lidhje me ndikimin e fatkeqësive natyrore dhe zhvillimin e sigurimit nga rreziqet katastrofale në rajon përmes modelit të sigurimit të zhvilluara nga Evropa Re.

 
Nënshkruhet Marrëveshja kolektive për organet e pavarura rregullatore
E premte, 27 Shkurt 2015 14:50
Më datë 11.02.2015, në Agjencinë për mbikëqyrjen e sigurimeve është nënshkruar Marrëveshja kolektive për organet e pavarura rregullatore, e cila është një konfirmim i besimit në mes të partnerëve socialë dhe një tjetër normë e nivelit sektorial që do të kontribuojë në avancimin e të drejtave dhe obligimeve të marrëdhënies të punës.

 

Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i Sindikatës së punëtorëve të organizatave financiare të Maqedonisë, znj...
Lexo ma...
 
Organizimin e provimit profesional të nevojshëm për marrjen e lejes për punë për aktuar të certifikuar
E premte, 05 Shtator 2014 13:50
Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve i informon të gjithë personat e interesuar se duke filluar nga data 3 Nëntor, të vitit 2014, do të organizojë trajnim për aktuar, në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve. Kandidatët të cilët pas ndjekjes së trajnimit dhe dhënies me sukses të provimeve do të pajisen me Certifikatë për provimin profesional të dhënë, Certifikatë e nevojshme për marrjen e lejes për punë për aktuar të certifikuar.
Trajnimi i aktuarëve përbëhet nga...
Lexo ma...
 
Më 19 dhjetor u nënshkrua Memorandum
E premte, 10 Janar 2014 14:57
Më 19 dhjetor, të vitit 2013, në selinë e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë , u nënshkrua një Memorandum bashkëpunimi midis Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Ministrisë të Financave , Agjencisë për mbikëqyrjen e  sigurimeve, Agjencisë për mbikëqyrjen e financimit kapital të sigurimit pensional dhe Komisionit të letrave me vlerë të Republikës së Maqedonisë.

Qëllimi i nënshkrimit të këtij Memorandumi janë institucionet...
Lexo ma...
 
Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve dha leje për transferimin e portofolit të sigurimit
E martë, 20 Janar 2015 15:48
Më 20 janar 2015, Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve dha Vendim për të lëshuar një leje për transferimin e portofolit të sigurimit në kuadër të grupit për sigurim të jetës,  nga Shoqëria aksionare për sigurim dhe risigurim Makedonija Skopje-Vienna Insurance Group si një kompani sigurimi e cila e transferon portofolin e sigurimit, në Shoqërinë aksionare për sigurime Viner Lajf - Vienna Insurance Group Skopje si kompani sigurimi që do të merr  portofolin e...
Lexo ma...
 
Java globale e parave
E hënë, 10 Mars 2014 10:13
 



Java globale e parave, këtë vit zhvillohet nga data 10 deri më 17 Mars, ku do të marrin pjesë rreth 2 milionë fëmijë nga mbi 100 vende të botës. Ata do të angazhohen në aktivitete që do të organizohen nga mbi 500 institucione dhe organizata. Vendi ynë gjithashtu, është i përfshirë në mënyrë aktive në këtë ngjarje botërore.

Java globale e parave në Maqedoni, është pjesë e aktiviteteve që trupi Koordinues për edukimin financiar në të cilin janë të...
Lexo ma...
 
Informatë për mbajtjen e prezantimit nga ana e Evropa Re (18.11.2013)
E hënë, 25 Nëntor 2013 10:02
Aktivitetet në kuadër të projektit rajonal për të siguruar rrezikun e fatkeqësive (Europa Reinsurance Facility Ltd.) , për të cilat Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve (AMS) është caktuar si implementuese, vazhdojnë edhe më tej. Në kuadër të projektit, është propozuar zbatimi i një koncepti të ri të sigurimeve bujqësore. Për këtë qëllim, më datën 18.11.2013, u mbajt prezantim nga një ekip i Evropa Re dhe z. Çarls Stutli, konsulent për sigurime bujqësore, para...
Lexo ma...
 
« FilloPara12345678910TjetriFund »

Faqe 7 nga 12

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit