Ndryshimi i fundit është bërë:
17 shtator 2019 në ora 13:22.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al
U shpall fituesi i Konkursit për përzgjedhjen e punimit më të mirë kërkimor në fushën e menaxhimit të rreziqeve dhe sigurimeve në Republikën e Maqedonisë për vitin 2017.
E enjte, 16 Nëntor 2017 19:17
Slika_1

Këshilli i ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrje të Sigurimeve, në mbledhjen e mbajtur më 27.10.2017, miratoi raportin e Komisionit për përzgjedhjen e punimit më të mirë kërkimor në fushën e menaxhimit të rreziqeve dhe sigurimit në Republikën e Maqedonisë për vitin 2017, me çrast punimin e Angella Blazheska - "Analiza e ndikimit të rrezikut operacional në suksesin e biznesit të kompanive për sigurimin e jo-jetës në Republikën e Maqedonisë," e shpalli fitues të Konkursit për përzgjedhjen më të mirë të punimit kërkimor në fushën e menaxhimit të rreziqeve dhe sigurimit në Republikën e Maqedonisë për vitin 2017. Fituesi Angella Blazheska, punimin e saj e prezantoi më 7 nëntor 2017 para përfaqësuesve të kompanive të sigurimeve në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve.

Ky punim paraqet një hulumtim empirik të efikasitetit të kompanive të sigurimit në Republikën e Maqedonisë në fushën e sigurimit të jo-jetës, duke e shqyrtuar pesë kompani të cilat mbulojnë pjesën më të madhe të tregut të sigurimeve në Republikën e Maqedonisë. Duke shfrytëzuar analizën komplekse sasiore, kemi për qëllim të shqyrtojmë gjendjen e treguesve të suksesit në vijim: premitë e polisuara bruto si burim dominant i të ardhurave, ndikimin që e ka mbi të, numri i polisave të sigurimit, mbi dëmet e likuiduara dhe shpenzimet operative.

Ky punim, metodologjikisht është konzistent dhe përmban një analizë sasiore, sidomos në modelet VAR si modele inovative në kontrollimin e bashkintegrimit të variablave, të krahasuar me hulumtime të huaja bashkëkohore përkatëse empirike, dhe i njëjti paraqet një bazë të gjenerimit të gjetjeve individuale për kompanitë e përzgjedhura dhe konkluzione të përgjithshme për të njëjtat. Rreziku operacional për kompanitë është një nga faktorët kyç që ndikojnë në suksesin e biznesit të kompanive të Maqedonisë, dhe të cilave, veçanërisht në aspektin e shpenzimeve operative, kompanitë nuk i kushtojnë vëmendjen e duhur dhe përmirësimin e proceseve të brendshme.

Slika_2

Ky punim, në këtë kontekst, ka vlerë të shtuar për tregun e sigurimeve dhe i njëjti është i dobishëm duke pasur parasysh gjetjet sasiore, që duhet të përdoren në punën e kompanive, por me një ndikim të kufizuar. Punimi është i orientuar kryesisht drejt analizës sasiore të rrezikut operacional dhe në të ka hapësirë shtesë për analizë të thellë të performancës së përgjithshme të kompanive dhe nevojës për një analizë më të hollësishme cilësore të rrezikut operacional dhe faktorëve të tij.

 

Punimi i autorit

Prezantimi

 
Konkurs për fëmijë dhe të rinj me rastin e Ditës botërore të kursimit – 31 tetor 2017
E enjte, 07 Shtator 2017 09:37
KONKURS PËR FËMIJË DHE TË RINJ ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË KURSIMIT – 31 TETOR 2017



BANKA POPULLORE E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, MINISTRIA E FINANSAVE DHE AGJENCIA E MBIKËQYRJES SË SIGURIMEVE

SHPALLIN

KONKURS PËR FËMIJË DHE TË RINJ TË ARSIMIT FILLORE DHE TË MESËM.

EJANI TË FESTOJMË DITËN BOTËRORE TË KURSIMIT - 31 TETOR DUKE PIKTURUAR DHE DUKE SHKRUAR VJERSHA:

KATEGORIA E PARË ME TEMË:

KURSIM – “EDHE UNË MUND TË KURSEJ”

KATEGORIA E DYTË ME...
Lexo ma...
 
Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi në mes të Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve dhe Fakultetit Juridik "Justiniani i Parë"
E hënë, 17 Korrik 2017 00:00
Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve më datë 14 korrik, të vitit 2017, me Universitetin "Shën. Kirili dhe Metodi ", Fakulteti i Drejtësisë" Justiniani i Parë " nënshkruan Memorandum bashkëpunimi. Me këtë Memorandum bashkëpunimi të dy palët e rregullojnë bashkëpunimin në shkëmbimin e përvojave, njohurive, arsimit, letërsisë, edukimin financiar dhe trajnimin e personelit në zonat ku të dy institucionet kanë personel dhe potenciale të tjera dhe interesa. Memorandumi...
Lexo ma...
 
Java Globale e Parave
E premte, 24 Mars 2017 00:00
Brenda periudhës kohore, duke filluar nga data 2 Prill 2017, do te organizohet eveniment tradicional “ JAVA GLOBALE E PARAVE. Ky eveniment organizohet ne nivel botëror dhe është me te  vetmin qëllim, “Ngritja e vetëdijes qytetare për rolin dhe rëndësine e instrumenteve financiare ne treg”.Agjencia per Mbikëqyrjen e sigurimeve është nje mbështetes i madh i ketij evenimenti me ç’rast do te organizojë një sërë aktivitetesh që synojnë ngritjen e vetëdijes...
Lexo ma...
 
Vizitë pune e realizuar me përfaqësuesit e Rregullatorit të Tregut Financiar Austriak
E enjte, 20 Korrik 2017 13:46
Më 5/17/2017, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve organizoi një punëtori me përfaqësues të Rregullatorit të Tregut Financiar Austriak (FMA) dhe Shoqatës Austriake të Sigurimeve (VVO), në të cilën morën pjesë anëtarët e organeve drejtuese të shoqërive të sigurimit.

Kjo punëtori synonte t'u mundësojë pjesëmarrësve të njihen me sfidat e reja në rregulloren e sigurimeve në Bashkimin Evropian. Ka kaluar një periudhë prej 18 muajsh nga implementimi i Direktivës së...
Lexo ma...
 
KONKURS për çmim vjetor për studiuesit e rinj për punë më të mire kerkimore në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë për vitin 2017
E martë, 16 Maj 2017 00:00
Me qëllim për të stimuluar zhvillimin e mendimit shkencor dhe përgaditjen e kërkimeve studimore në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë, si dhe afirminin e profesionistëve të rinj, Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve do të jep çmim vjetor në vitin 2017 për kërkim studimor në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë.

 

Çmimi vjetor i Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve është në...
Lexo ma...
 
Nënshkruhet memorandum të partneritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet AMS dhe KSKKRR
E hënë, 06 Mars 2017 16:18
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS)  dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare në komunikacionin rrugor (KSKKRR)  sot kanë nënshkruar memorandum të partneritetit dhe bashkëpunimit dhe veprimit të përbashkët.

Subjekt i bashkëpunimit do të jetë realizimi i aktiviteteve për promovimin e kulturës financiare në fushën e sigurimeve, zbatimi i aktiviteteve për të përmirësuar sigurinë e trafikut rrugor, aktivitete për të zvogëluar numrin e vdekjeve dhe viktima...
Lexo ma...
 
« FilloPara12345678910TjetriFund »

Faqe 5 nga 15

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit