Ndryshimi i fundit është bërë:
18 janar 2018 në ora 13:47.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al
Njoftim për zbatimin e trajnimit dhe provimit profesional për ushtrimin e veprimtarisë së ndërmjetësimit në sigurime dhe provimit profesional për ushtrimin e veprimtarisë së brokerit në sigurime
E premte, 26 Gusht 2016 13:39

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve e informon publikun se do të organizojë trajnim dhe provim profesional për ushtrimin e veprimtarive të ndërmjetësimit në sigurime (në tekstin në vijim: trajnim dhe provim profesional për ndërmjetësues) dhe trajnim dhe provim profesional për ushtrimin e veprimtarisë së brokerit në sigurime (në tekstin në vijim: trajnim dhe provim profesional për broker).

Trajnimi për ndërmjetësues, në kohëzgjatje prej 3 ditësh (gjithsej 18 orë mësimore), do të zbatohet në periudhën kohore 22-24.9.2016, ndërsa trajnimi për broker, në kohëzgjatje prej 4 ditësh (gjithsej 27 orë mësimore), do të zbatohet në periudhën kohore 22-24.9.2016 dhe 1.10.2016. Terminet e sakta dhe orari i detajuar i ligjëratave, në kuadër të trajnimeve, do të publikohen në internet faqen e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve para se të fillojnë trajnimet.

 
Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve dhe të punësuarit e Agjencisë në veprim për të ndihmuar të prekurit e fatkeqësisë natyrore
E enjte, 18 Gusht 2016 10:03
Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve shpreh keqardhje me banorët e prekur nga përmbytjet që përfshiu Shkupin me rrethinë. Si organ rregullator përgjegjës për tregun e sigurimeve në Maqedoni, Agjencia në këtë periudhë ka ndërmarrë sërë aktivitetesh në bashkëpunim me kompanitë e sigurimeve për të ndihmuar të prekurit nga përmbytjet.



Gjithashtu, të punësuarit e Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve për shkak të fatkeqësisë natyrore si ndihmë ndërmorën...
Lexo ma...
 
U nënshkrua Memorandum për Bashkëpunim midis Agjencisë së Mbikëqyrjes të Sigurimeve dhe Organizatës së Konsumatorëve të Maqedonisë.
E premte, 12 Gusht 2016 14:16
Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes të Sigurimeve, z. Klime Poposki dhe kryetarja e Organizatës së Konsumatorëve znj. Marijana Lonçar Velkova u takuan sot në selinë e Agjencisë. Falë bashkëpunimit të suksesshëm të deritanishëm midis këtyre institucioneve, të njëjtat vendosën ta thellojnë bashkëpunimin përmes nënshkrimit të Memorandumit për Bashkëpunim.Në kuadër të Memorandumit, institucionet parashikojnë një bashkëpunim më të...
Lexo ma...
 
Broshurë për sigurimet në bujqësi
E martë, 15 Mars 2016 09:13
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve publikoi Broshurë për sigurimet në bujqësi, e cila ka për qëllim ta promovojë blerjen e policave për sigurim bujqësor, si një mënyrë efikase për mbrojtjen e produkteve bujqësore nga rreziqet që kanë të bëjnë me kushtet klimatike, fatkeqësitë natyrore, dëmtuesit dhe sëmundjet.

Në Broshurë shpjegohen nocionet kryesore dhe parimet e sigurimeve në bujqësi, përmes trajtimit të veçantë të sigurimit të të mbjellave dhe frutave...
Lexo ma...
 
XPRIMM me informatë për vërshimet
E martë, 16 Gusht 2016 00:00
XPRIMM është internet portal dhe revistë e huaj e specializuar për sigurime dhe për sigurimin pensional. XPRIMM ekziston më shumë se 15 vjet dhe posedon pozitë unike në tregjet e specializuara, përmban të dhëna statistikore, risi dhe informacione për industritë e sigurimeve në më shumë se 32 vende dhe njëherësh është platformë për komunikim dhe shkëmbim të të dhënave për vendet e Evropës dhe më gjerë. XPRIMM në bazë të rregullt publikon të dhëna dhe...
Lexo ma...
 
Shënimi i Javës globale të parave
E premte, 18 Mars 2016 15:52
Trupi koordinativ i institucioneve rregullatore, sa i përket edukimit financiar në Republikën e Maqedonisë, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të Bankës Popullore, Ministrisë së Financave, Komisionit të Letrave me Vlerë, Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes së Financimit Kapital të Sigurimit Pensional  edhe këtë vit, tanimë tre vjet rresht, e shënon Javën Globale të Parave brenda periudhës kohore nga data 14 deri më 20 mars...
Lexo ma...
 
Java Globale e Parave
E mërkurë, 09 Mars 2016 09:44
Java Globale e Parave mbahet çdo vit, në gjysmën e dytë të muajit mars. Këtë vit Java Globale e Parave do të shënohet në intervalin kohor nga data 14-20 mars. 

Çka është Java Globale e Parave? (Global Money Week-GMW)

Java Globale e Parave (GMW) është manifestim për ngritjen e vetëdijes lidhur me financat dhe mënyrën e përdorimit të tyre. Qëllimi është të edukohen fëmijët dhe të rinjtë lidhur me financat, kursimin, krijimin e ekzistencës, punësimin...
Lexo ma...
 
« FilloPara12345678910TjetriFund »

Faqe 3 nga 11

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit