Ndryshimi i fundit është bërë:
15 tetor 2018 në ora 09:18.
MacedonianEnglishAlbanian
header_al
U nënshkrua një Memorandum bashkëpunimi ndërmjet organeve rregullatore të Maqedonisë dhe Turqisë për mbikëqyrjen e sigurimit
E martë, 03 Korrik 2018 00:00
IMG_4747

Në ceremoninë zyrtare në selinë e Agjensionit të Mbikëqyrjes së Sigurimit, më 2 korrik, Kryetari i Këshillit të ekspertëve z. Klime Poposki dhe nënkryetari i Organit rregullator për Mbikëqyrjen e Sigurimit të Turqisë (Undersecretariat of treasury), Ahmet Genk, nënshkruan një Memorandum bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.

Me këtë Memorandum rregullohet bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit dhe të dhënave në fushën e mbikëqyrjes së sigurimit. Me nënshkrimin e këtij Memorandumi, të dy palët shprehën interes dhe vullnet për bashkëpunim më të ngushtë në të ardhmen dhe shkëmbim të përvojave në këtë fushë.

IMG_4759

Duke pasur parasysh se tregjet e sigurimit në vendet tona përballen me sfida të ngjajshme, përmes këmbimit të përvojave, praktikave dhe njohurive, bashkëpunimi do të kontribuojë të avancohet ndjeshëm funksionimi i institucioneve tona dhe të mundësohet mbrojtje gjithpërfshirëse e personave të siguruar dhe shfrytëzuesve të produkteve dhe shërbimeve të sigurimit.

Gjithashtu, bashkëpunimi me Rregullatorin turk do të mundësojë bartje të njohurive për vendosje dhe mbikëqyrje të zgjidhjeve lokale në menaxhimin e pasojave të fatkeqësive natyrore që janë të bazuara në parimet e partneritetit publik-privat nëpërmjet pullave të sigurimit për sigurim bujqësorë (TARSIM) dhe sigurim ndaj tërmeteve (TCIP).

 
Publikim "Menaxhimi i parave me mençuri – Udhëzues për financat personale"
E mërkurë, 23 Maj 2018 00:00
Ky udhëzues i dedikohet publikut të gjerë, me qëllim që në mënyrë të thjeshtë t’ia afrojë konceptet dhe nocionet themelore nga fusha e menaxhimit të financave personale. Gjatë përgatitjes së tij janë bërë përpjekje që ai të jetë i kuptueshëm edhe për brezat e rinj edhe për personat që nuk kanë arsim formal ekonomik, në mënyrë që nëpërmjet tij publiku të informohet se cila është mënyra më e duhur për menaxhimin e mjeteve financiare që të arrihen...
Lexo ma...
 
K O N K U R S
E enjte, 10 Maj 2018 14:45
Me qëllim për të stimuluar zhvillimin e mendimit shkencor dhe përgaditjen e kërkimeve studimore në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë, si dhe afirminin e profesionistëve të rinj, Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve do të jep çmim vjetor në vitin 2018 për kërkim studimor në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë.

Çmimi vjetor i Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve është në...
Lexo ma...
 
NJOFTIM PËR PERSONAT TJERË TË CILËT NUK DO TË NDJEKIN TRAJNIMIN DHE NUK DO TË MARRIN PJESË NË PROVIMIN PROFESIONAL NË SESIONIN E PROVIMIT EDUKATIV TË MARSIT
E mërkurë, 14 Mars 2018 14:29
Agjencioni i Mbikëqyrjes së Sigurimeve njofton të gjithë personat që kanë dorëzuar Kërkesë për pjesëmarrje në trajnim dhe dhënie të provimit profesional për përfaqësues gjegjësisht broker sigurimi në sesionin e provimit edukativ të marsit dhe të cilët për shkak të kapacitetit të kufizuar për zbatimin e provimit nuk janë marrë parasysh gjegjësisht nuk janë vendosur në Listën e personve për pjesëmarrje në trajnim dhe provim profesional (të publikuar më...
Lexo ma...
 
N J O F T I M
E martë, 15 Maj 2018 15:22

Këshilli i ekspertëve të Agjensionit të Mbikëqyrjes së Sigurimit në seancën e mbajtur më 14 maj 2018 miratoi Vendim për revokimin e licencës për kryerjen e aktiviteteve të sigurimit dhe brokerimit të Kompanisë aksionare të sigurimit dhe brokerimit VIASS Shkup. Subjekti është i regjistruar në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë me NUIS 5777291 dhe NUT 4028003134322

 
NJOFTIM PËR PERSONAT QË DO TË NDJEKIN TRAJNIMIN DHE DO TË JAPIN PROVIMIN PROFESIONAL NË SESIONIN E PROVIMIT EDUKATIV TË MARSIT
E mërkurë, 14 Mars 2018 14:33
Agjencioni i Mbikëqyrjes së Sigurimeve njofton të gjithë personat të cilët kanë aplikuar për pjesëmarrje në trajnimin dhe dhënien e provimit profesional për përfaqësues sigurimi gjegjësisht pjesëmarrjenë trajnim dhe dhënie të provimit profesional për broker sigurimi në sesionin e provimit edukativ të marsit, se në bazë të parimit “arrin i pari-shërbehesh i pari”, personat në vijim që i plotësojnë kushtet për pjesëmarrje në trajnim dhe dhënie të provimit...
Lexo ma...
 
Java Globale e Parave, 12-18 Mars, 2018
E hënë, 12 Mars 2018 12:39
Rreth Javës Globale të Parave:

Fushatë për të rritur ndërgjegjësimin tek fëmijët dhe të rinjtë që të frymëzohen të mësojnë për çështje të lidhura me financa, për jetë dhe sipërmarrje. Kjo nismë vjen nga organizata globale jofitimprurëse Child & Youth Finance International (CYFI) në bashkëpunim me Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). CYFI punon në ristrukturimin e sistemeve financiare me qëllim të aftësimit ekonomik dhe social të...
Lexo ma...
 
« FilloPara12345678910TjetriFund »

Faqe 1 nga 13

Anketë

A mendoni se faqja jonë e internetit i plotëson nevojat tuaja?
 
A mendoni se informacionet në faqen tonë të internetit janë lehtë të disponueshme?
 

 

 

  • Dokumentacioni i nevojshëm
  • Tarifa
  • AMS Misioni
  • Raportet Kuartale
  • Pyet AMS
  • Ligje
  • Regjistër të shoqërive të sigurimit